KE-ja miraton planin e reformave para zgjerimit, ndryshimet pamundësojnë bllokimin e Greqisë ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë

by Nexhat

Komisioni Evropian ka miratuar planin e reformave të zgjerimit të BE-së. Në plan propozohet që në procesin e miratimit të vendimeve nga Këshilli Evropian të kalohet nga vendimet me konsensus në miratimin me shumicë të cilësuar.

Kjo do të mund të pengojë vendet e vogla që për interesa vetjake të bëhen pengesë për integrimin e vendeve të reja në Bashkimin Evropian

banner

“Disa shtete anëtare i rezistojnë kalimit nga unanimiteti në votim me shumicë të cilësuar, pasi kanë frikë se mund të izolohen nga çështjet me interes strategjik kombëtar. Komisioni beson se është e mundur të largohemi nga procesi i unanimitetit pa vënë në rrezik interesat strategjike të shteteve anëtare. Në një union më të madh, unanimiteti do të jetë edhe më i vështirë për t’u arritur, pasi është një rrezik i shtuar për vendimit që mund të merren pasi do të bllokohen nga një shtet i vetëm anëtar”

Draft-Konkluzioni i Komisionit Evropian Kundër heqjes së të drejtës së vetos në politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit, janë sidomos vendet më të vogla anëtare, të cilat kanë frikë se mund të mbivotohen dhe në këtë mënyrë, nuk do të mund të mbrojnë disa interesa specifike kombëtare.

Në këtë pozicion është Shqipëria që kërcënohet nga vetoja e Greqisë në procesin e anëtarësimit lidhur me çështjen “Beleri”. Shembuj të bllokimit të procesit të integrimit të kandidatëve nga vetëm një shtet anëtarë i BE-së sikurse ishte Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut kanë bërë që të rriten kërkesat që së paku në disa raste të hiqet e drejta e vetos.

Po ashtu, ky plan do të parandalojë edhe Hungarinë të bllokojë sërish buxhetin financiar. Pas miratimit në Komisionin Evropian për reformat e brendshme të BE-së para zgjerimit do të diskutohet edhe në Këshillin Evropian nga vendet anëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy