Konfirmohet teksti i NYT se Vuçiq ka lidhje me grupet e tifozëve të futbollit, dalin përgjimet e njërit prej ministrave të tij

by Nexhat

Një audio-incizim i një bisede telefonike mes Nebojsa Shurlan, atëherë drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit të Serbisë, drejtor aktual i kompanisë shtetërore Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë dhe ministrit të Financave Sinisha Mali, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Aleksandar Vuçiq, konfirmon se ka lidhje të forta mes zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve të tifozëve të futbollit që vazhdimisht provokojnë gjatë ndeshjeve të ndryshme.  

Biseda telefonike e arritur nga Radari është regjistruar në fund të marsit 2019, para se dy muaj më vonë të fillonin punimet për rindërtimin e stadiumit Crvena Zvezda, shkruanRadar.

banner

Biseda e diskutueshme ka shumë të ngjarë të jetë regjistruar nga vetë Shurlan, sepse ai padyshim kishte frikë se diçka do të shkonte keq.

Është kapur një bisedë nga e cila shihet qartë se shteti ka ndihmuar financiarisht jo vetëm klubet sportive, por edhe grupet individuale të tifozëve si zyrtarisht, me para nga buxheti, por edhe fshehurazi, përmes kompanive dhe institucioneve publike, puna e të cilave kontrollohet nga shteti

Shurlan dhe Sinisha Mali folën për ndihmën financiare prej 100.000 eurosh që Shurlan, përmes Drejtorisë së Ndërtimit të Serbisë, të cilën ai e drejtonte në atë kohë, është dashur t’u jepte tifozëve (huligavëve) të Cërvena zvezdës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy