Krahasim skandaloz i Spahiut: Shkurta e Iliri s’e kanë vendin në parlament – a ka këndu Ceca në parlament të Serbisë në kohën e Arkanit?

by Nexhat

Analisti Nexhmedin Spahiu ka deklaruar se këngëtarët Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri nuk e kanë vendin në Kuvend, duke iu referuar performancës së tyre në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së.

I ftuar në emisionin “ZEN” me Artan Behramin, Spahiu duke folur për këtë çështje, ka bërë një krahasim skandaloz duke thënë se “a ka këndu në kohën e Arkanit Ceca në parlament të Serbisë”

“Jo, Shkurta edhe Iliri m’pëlqejnë jashtëzakonisht, i kam këngëtarë të preferuar, por nuk e kanë pas vendin që me këndu në parlament. Gjema një shembull tjetër…A ka këndu në kohën e Arkanit Ceca në parlament të Serbisë. Për ne o pezhorativ me përdor emrin Ceca, por për ata u kanë simbol i patriotizmit, në atë kohë për Serbinë. As në kohën e Millosheviqit nuk e kanë bë një send të tillë”, ka thënë Spahiu.

Ai e ka quajtur këtë “përdhosje të institucioneve”

“Ajo ishte përdhosje e institucioneve. Pse e ka bë këtë, shko pyete atë e jo mua…Është një disrespekt ndaj institucioneve. Kjo tregon joseriozitet”, ka deklaruar Spahiu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy