Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me ndërtimin e çerdheve.
Çitaku në një postim në Facebook, ka shkruar se deklarata e ministres është e pasaktë, mashtrim dhe përpjekje delitanteske për manipulim
Postimi i saj i plotë:
Nëse i referohemi situatës me ndërtimin e çerdheve të reja, nëse e shohim në përqindje, çerdhet e reja gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes janë për 850 për qind më shumë sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020
Me 4 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, edhe një 3 vjeçar me njohuri bazike të matematikës do ta dinte që deklarata e ministres Nagavci është e pasaktë. Është mashtrim. Është përpjekje delitanteske për manipulim
Në fakt, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese.