Një shpërthim ka goditur një bankë në Afganistan, tre të vdekur e dhjetëra të plagosur

by engel

Një sulm me bombë në një bankë private në qytetin Kandahar të Afganistanit, ka lënë te vdekur tre persona, ndërsa të plagosur kanë mbetur 12 të tjerë.

Viktimat ishin njerëz që kishin shkuar të tërhiqnin pagat mujore, kanë thënë autoritetet.

banner

Kandahari është qendër politike dhe shpirtërore për udhëheqësit e Afganistanit pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, qëndron aty dhe vendimet mbi çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në Kabul.

Talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021 gjatë largimit kaotik të trupave amerikane dhe NATO-s pas 20 vjetësh.

Pavarësisht premtimeve për një qëndrim më të moderuar, talebanët gradualisht riimponuan një interpretim të ashpër të ligjit islam, ose Sheriatit, siç bënë gjatë sundimit të tyre të mëparshëm të Afganistanit nga viti 1996 deri në 2001.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy