Përgjigja e Mark Sopit në Kongresin Amerikan më 2005, kur ishte pyetur se a keni frikë nga islami radikal (VIDEO)

by Nexhat

Në një dëgjim kongresional në Shtetet e bashkuara të Amerikës për Kosovën, të mbajtur më 18 maj 2005, Ipeshkvi Mark Sopi, ishte pyetur nëse është i shqetësuar që Islami radikal mund të përhapet në Kosovë dhe që të krishterët mund të rrezikohen nga myslimanë radikal, sikurse shihet në Iran apo tek Bin Laden.

Sopi në përgjigjen e tij ndaj politikanit amerikan, thotë se s’ka frikë që Kosova mund të përfshihet nga ndonjë islamizëm radikal, megjithatë në video potencon se nëse vazhdohet situate sikurse deri në atë kohë, ekzistonte rreziku që të zhvilloheshin grupe të vogla, .

“Ne nuk kemi frikë që me të vërtetë do të vij një islamizëm radikal. Por nëse vazhdon kjo situatë e tillë, sikur deri tash, rrezikon me e kaplue grupet e vogla dhe me u zhvillue përpara. Përndryshe nuk frigohemi që do të ketë apo mund të vijë ndonjë islamizëm radikal”, dëgjohet teksa thotë Mark Sopi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy