SHBA padit Apple për ‘monopolizim të tregut të programeve e celularëve’

by Merita

Departamenti i Drejtësisë në SHBA thotë në padi se gjiganti i teknologjisë ka penguar në mënyrë të paligjshme konkurrencën duke kufizuar informacionin për programet e përbërësit e aparateve të saj.

Padia e tipit ‘anti-trust’ është një sfidë direkte ndaj praktikave dhe produkteve kryesore të kompanisë, duke përfshirë sistemin e saj të mesazheve iMessage dhe mënyrën sesi lidhen me njëra-tjetrën produktet e saj iPhone dhe ora shoqëruese Apple Watch.

banner

Padia e ngritur në gjykatën e New Jersey, akuzon se Apple ka vendosur monopol në tregun e celularëve dhe e përdor kontrollin e gjerë që zotëron më mënyrë ilegale”, shkruan rrjeti vendas Associated Press.

Padia e autoriteteve vjen pas një serie veprimesh anti-trust ndaj grupeve të mëdha të teknologjisë si Amazon, Apple, Meta e Google që janë përballur me hetime nga rregullatorët vitet e fundit, si në SHBA dhe Evropë për eliminim të paligjshëm të konkurrentëve.

Në qendër të ankesave është strategjia e Apple për bllokimin e aksesit të rivalëve në teknologjinë e produkteve të saj, si programi i mesazheve iMessage dhe asistenti virtual Siri.

Padia ngre shqetësimin se Apple i bën produktet e saj të integrohen lehtësisht me njëra-tjetrën, por jo me produkte që nuk janë të kompanisë, që krijon kufizime të padrejta dhe bllokim të konkurrentëve.

Apple raportohet se ka kaluar Samsung vitin e shkuar duke u bërë prodhuesi më i madh i celularëve në botë.

Disa kompani mes të cilave dhe Google, akuzojnë Apple për krijimin e një “kopshti të rrethuar me mur” në dëm të klientëve, edhe pse kompania kishte pranuar në nëntor të përmirësonte lidhjet mes aparateve iPhone dhe atyre Android.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e rregullatorëve ishte integrimi i Apple me kompaninë e mesazheve Beeper, e cila nuk i lejonte përdoruesve jo-iPhone të këmbenin mesazhe në iMessages.

Më vonë Beeper kishte tentuar të zgjeronte aksesin në shërbimet e saj, por pas disa tratativave Apple bllokoi nderlidhjen jashtë kapaciteteve të rrjetit të saj iMessage.

“Megjithse besojmë se është një produkt fantastik, ne nuk mud të luajmë këtë ‘macja me miun’ me kompaninë më të madhe në botë,” tha mes të tjerash kreu i Beeper, Eric Migicovsky, pas ankesave.

Rregullatorët evropianë gjithashtu po vënë nën presion Apple për çështje të ngjashme, teksa rrjeti Financial Times raportonte për një gjobë të pritur €500 milionë për shkelje të ligjeve të konkurrencës.

Kjo pas ankesave të rrjetit të shkarkimit të muzikës Spotify, se Apple po i kufizonte aksesin në produktet e saj, duke i rekomanduar përdoruesve programe të veta si Apple Music./TheGuardian/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy