Azemi: Kurti dha sinjalet e para se u dorëzua, po i kërkon opozitës ta dërgojnë në zgjedhje që të ikë nga përgjegjësia

by Nexhat

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili tha mbrëmë se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë opozitën.

Sipas Azemit, me këtë deklaratë Kurti dha sinjalet e para se u dorëzua dhe se po i kërkon opozitës që ta dërgojnë në zgjedhje që të ik nga përgjegjësia, derisa e ka quajtur edhe “qyqar”,

“Pa asnjë sukses për tre vite mandat, si kryeministri i parë që i solli sanksione Kosovës, si udhëheqës që e thelloi krizën ekonomike e sociale në vend dhe si lider politik që acaroi raportet edhe më miqtë më të mirë të Kosovës, ai pa dyshim që duhet të ikë. Por le të japë dorëheqje për dëmin që e bëri. Le ta kuptojnë qytetarët se është i paaftë në qeverisje”, ka shkruar Azemi.

Tutje, ai ka thënë se LDK’ja është gati.

“Rruga e Re është projekti. Ky shtet meriton qeverisje serioze dhe njerëz të aftë në krye”, ka shkruar Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy