“Basha rrezikon të dalë forcë e tretë”, Erl Murati: Marrëveshja Rithemelim-PS, vlerën e pati te rikthimi i qetësisë në Kuvend

by Nexhat

Gazetari Erl Murati ka komentuar sot rikthimin e normalitetit në Kuvend, pas marrëveshjes së arritur mes opozitës e përfaqësuar nga Rithemelimi dhe PS-së. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në News24, Murati tha se marrëveshja, edhe pse e pashkruar solli diçka të mirë siç ishte qetësia në Kuvend

Ai u shpreh skeptik për ngritjen e dy komisioneve hetimore, që sipas tij nuk do të sjellin asgjë të dobishme.

“Marrëveshja e pashkruar, është diçka e mirë. Pasi seancat ishin jo më shumë se 15 minuta, dhe komisionet online, duke na kujtuar kohën e pandemisë. Sa i përket interesit publik, është me rëndësi vijimi i punës në Kuvend. Por jam skeptik për këto komisione. Paralel me këtë komision të tenderave dhe koncesioneve në shëndetësi, kemi një ish-ministër nën hetim. Komisionet hetimore parlamentare ngrihen dhe bëjnë punën hetimore dhe përfundimet ia çojnë Prokurorisë. Ndaj kjo çështje është nën hetim aktualisht nga prokuroria. Puna e Komisionit hetimor. Kjo marrëveshje politikën vlerën e pati te rikthimi i normalitetit në Kuvend. Sa i takon produktit, kjo nuk ka rëndësi. Këtë e di dhe Berisha. Ai nuk reagoi për këtë marrëveshje. Opozita nga një rezistencë e ashpër në Kuvend, pas 5 muajsh, opozita, me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, iu kthye normalitetit. Pjesa më e rëndësishme e kësaj marrëveshje ka përfunduar, siç është rihyrja e opozitës në Kuvend. Kurse grupet e komisioneve, merr një rëndësi të dorës së dytë, se nuk ka ndodhur asnjëherë asgjë nga këto komisione. Basha rrezikon që të dalë forcë e tretë, ose e katërt në zgjedhjet e ardhshme. Ballafaqimi real do të ndodhë në zgjedhjet e 2025-ës. Është e natyrshme që Basha do të ndjejë një ndjenjë frustrimi për këtë pakt.”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy