Berisha: Kurti për tri vite nuk realizoi pothuajse asnjë premtim në ekonomi

by Nexhat

Në emisionin EURO N’7 me Menduh Abazi u diskutuan premtimet ekonomike të qeverisë së Albin Kurti, premtime këto të cilat nuk u realizuan.

Në një video pothuajse dy orëshe kryeministri aktual Albin Kurti përveç tjerash kishte premtuar reforma të thella në ekonomi, pastaj ndërtimi i banesave për qifte të reja me kosto mujore për pagesë prej 150 eurosh, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunim me komunitetin e bizneseve, ulje të varfërisë ekstreme, krijimin  e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore, ndaljes së zhvatjes dhe korrupsionit, depolitizim të bordeve dhe menaxhmenteve të ndërmarrjeve publike, shuarje të AKP dhe përkrahje të barabartë financiare për të gjitha komunat e Kosovës.

banner

Për Suat Berishën, nënkryetar i AKB-së është normale për një lider të një partie të jep përkrahje të tilla por gjatë mandatit ato pastaj bëhen problematike për vet qeverinë nëse nuk realizohen.

“Ne si AKB kemi analizuar punën tre vjeçare të kësaj qeverie dhe kemi shpreh shqetësimin tonë se nuk është bërë pothuajse asgjë në aspektin makroekonomik. Përveç kësaj gjatë këtyre tri viteve edhe pse kishte premtuar bashkëpunim e koordinim me komunitetin e bizneseve kjo nuk ka ndodhur, në fakt pothuajse kemi një shkëputje totale të bashkëpunimit mes komunitetit të bizneseve, kryeministrit Kurtit dhe ministrave të tij, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë me asnjë qeveri e kryeministër të vendit”, ka thënë Berisha

Berisha ka kujtuar se për këto tri vite të qeverisjes së kryeministrit Kurti si komunitet i bizneseve nuk kanë pasur asnjë takim as formal as jo formal me të parin e qeverisë.

Nënkryetari i AKB-së duke analizuar premtimet e para tri viteve të kryeministrit Kurti ka deklaruar se asnjë nga premtimet e bëra nuk janë realizuar, nuk është bërë asnjë reformë në ekonomi, nuk është propozuar politikë e re fiskale dhe nuk është lehtësuar fare komunikimi me biznese por përkundrazi është shkëputur krejtësisht.

“Ne si komunitet i bizneseve që prej ardhjes së qeverisë Kurti kemi bërë shumë propozime si të tejkalohet inflacioni, si të punojmë në tërheqjen e investitorëve të huaj, kemi bërë thirrje për rritjen e pagës minimale por fatkeqësisht asnjë nga këto propozime tona nuk janë marr parasysh. E keqja është se janë shuar pothuajse në tërësi edhe trupat e përbashkët mes qeverisë dhe komunitetit të bizneseve dhe sindikatave. Qeveria gjatë këtyre tri viteve shumë pak është marr me ekonomi dhe normalisht që as premtimet e dhënë nuk janë realizu dhe në fund kemi gjë gjendje aspak të mirë ekonomike në vend”, ka pohuar nënkryetari i AKB-së.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të rris bashkëpunimin me komunitetin e bizneseve./T7

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy