Gjendet pa shenja jete një shqiptar në bodrumin e një pallati në Prishtinë, detajet e para

by Merita

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e enjte në Prishtinë.

Policia bën të ditur se viktima ishte shtetas i Shqipërisë, dhe se i njëjti është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të një banese.

banner

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy