Haziri: Si duket Kurti është dorëzuar, le të jap dorëheqje dhe t’i tregoj popullit se përse po i lë

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe tha se meqenëse opozita nuk i ka numrat për ta çuar vendin në zgjedhje, mund ta ndihmojnë atë.

Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit, ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ku tha se si duket Kurti është dorëzuar, ku duhet të jap dorëheqje dhe ti tregoj popullit se përse po i lë

banner

Haziri tutje thotë se LDK nuk ia plotëson dëshirën për viktimizim, pasi që dorëheqja pas dorëzimit është rrjedhojë e natyrshme.

Ai thekson se LDK nuk bënë mocion por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa kryeministër.

“Nëse është dorëzuar, e duket se është dorëzuar, le të jap dorëheqje e tua shpjegoj popullit pse po i le. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme edhe për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, edhe për qeverisje. Dëshirën për viktimizim LDK nuk ja plotëson e as mundëson. Por dorëheqja pas dorëzimit është rrjedhojë e natyrshme. LDK është gati për të gjitha!”, tha Haziri për Gazeta Blic.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy