Hovenier: Kosova s’ka rrugë tjetër pos zbatimit në mirëbesim të zotimeve në dialog, kjo është e panegociueshme

by Nexhat

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një konferencën e Këshillit të Ambasadorëve, ku foli për ndërhyrjen e NATO’s 25 vjet më parë për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë, tha se Kosova tash nuk ka rrugë tjetër që të përmbushë synimet e saj të integrimit euroatlantik përveçse dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve, .

“Rruga e vetme e Kosovës për integrimin ne institucionet europiane dhe euroatlantike është përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Nuk ka rrugë tjetër dhe posaçërisht zbatimi në mirëbesim dhe i plotë i të gjitha zotimeve që janë bërë nga Kosova në dialog. Kjo nuk është e negociueshme, e shohim këtë qeveri të Kosovës, ashtu siç kemi kërkuar nga të gjitha qeveritë paraprake që të punojë në partneritet me ne derisa vazhdojmë përpjekjet tona për të ndërtuar Kosovë prosperuese, multientike dhe të sigurt në këtë rajon. Para 25 vjetësh dhe deri tash, për çlirimin e Kosovës, populli amerikan ka qenë, është dhe do të jetë krenar që ka qëndruar krah për krah popullit të Kosovës derisa ju keni ndërtuar, ndërtoni dhe do të vazhdoni të ndërtoni që nga zeroja një demokraci shumetnike e solide”.

banner

Hovenier shtoi se janë të përkushtuar “si gjithmonë të jemi partnerë për të siguruar që secili individ në Kosovë të jetojë në kushte dinjiteti, lirie e sigurie pa marrë parasysh etninë. Shpresoj të ripërkushtohemi për të ardhmen e Kosovës ku realizohen të gjitha ambiciet që në deklaratë të pavarësisë në Kushtetutë për një shoqëri sovrane, shumetnike e demokratike”.

Duke folur për një Europë të lirë e në paqe, Hovenier tha se stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor është kyç

“Ne e shohim stabilitetin, sigurinë në Ballkanin Perëndimor si çelës të avancimit të këtij premtimi sidomos pas invazionit të pamëshirshëm të Putinit ndaj Ukrainës ku po shohim tmerre. Për Kosovën, urgjenca e integrimit europian dhe euroatlantik është e qartë. Është mënyra për të siguruar prosperitetin dhe liritë demokratike që i dëshironi për nipërit e mbesat e juaja”.   

Hovenier foli edhe për të ardhmen e Kosovës në NATO, duke treguar edhe për detyrat që duhet të kryejë Kosova për t’u bërë vend aleat.

“Rruga drejt zgjerimit të NATO’s nuk është që të jeni bindës ose që të kërkojmë se çfarë të bëjë për ju, rruga drejt zgjerimit të NATO’s është që të binden aleatët mbi atë se çfarë ju i sillni Aleancës. Askush nuk i bashkohet NATO’s për shkak të beneficioneve, i bashkohesh NATO’s sepse ke bërë reformat e domosdoshme dhe ke vendosur politikat e duhura në dy sfera, atë ushtarake dhe politike. A jeni duke vepruar si aleatë, a kemi vlera të përbashkëta a mund të kemi besimin tek ju si aleatë. A jemi të gatshëm të themi që burrat e gratë e reja nga Varshava ose ajo Iowa ose Nju Jorku, ose Roterdami janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre për t’ju mbrojtur juve. Këto janë pyetje shumë të rëndësishme që qeveritë i trajtojnë. Ka qenë sfiduese për qeveritë tjera do të jenë sfiduese për Qeverinë e Kosovës. Jam i bindur që mund të vazhdojmë ta shtyjmë këtë vizion së bashku”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy