Kërcënohet në internet Beniada Nishani

by Nexhat

Shantazhimi dhe kërcënimi nëpërmjet rrjeteve sociale është kthyer në një shqetësim serioz për njerëzit përfshirë, edhe për figurat publike.

Një rast i fundit i bërë publik ishte ai i Beniada Nishanit, ish-banore e Big Brother Vip, e cila në rrjetet sociale vendosi që personin që e kërcënoni ‘online’, ta publikonte me emër dhe me imazh, raporton Top Channel.

banner

Kështu ajo u dha një mesazh edhe të gjitha vajzave dhe grave që bien pre e kërcënimeve apo denigrimit ‘online’, që të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

Foto: Beniada Nishani / Instagram

Ky kërcënim ndaj ish-banores së Big Brother VIP Albania, ka qenë temë diskutimi në emisionin Wake Up, ku i ftuar ishte avokati Alban Duraj.

Për këtë temë ai u shpreh ndër të tjera se zhvillimi i teknologjisë ka sjellë edhe probleme, përveç përfitimeve

“Ne na lind detyra që të krijojmë mundësitë që këto raste të minimizohen”, tha ai duke bërë thirrje edhe institucioneve që të reagojnë në kohë dhe ata të cilët kryejnë këto sulme, të dënohen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy