Kosova U21 ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Gjermanisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Sllovaki në 2025.
Gjermania ishte në sulm që nga minuta e parë në kërkim të golit, por që Kosova tregoi një disiplinë të lartë në aspektin defanziv
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani kishte vendosur që kësaj ndeshje t’i qasej me formacionin 5-4-1 që në fund doli të ishte i suksesshëm pasi ‘Dardanët’ morën një pikë ndaj një kundërshtari tejet të fortë.
Në këtë ndeshje u veçuan portieri Mustafë Abdullahu, mbrojtësit Andi Hoti, Ardi Ajdini dhe Florjan Haxha, të cilët u vlerësuan me nota të larta për paraqitjet e tyre.
Kosova gjendet në pozitën e katërt në grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Bullgarinë, Estoninë dhe Izraelin
Pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara, ‘Dardanët’ kanë nëntë pikë të grumbulluara ndërsa xhiron e ardhshme do ta luajnë në muajin shtator në udhëtim ndaj Izraelit.