Kosovës i shtohet një parti e re

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar edhe një parti tjetër politike në vendin tonë, duke e çuar në 52 numrin e partive funksionale aktualisht.

Bëhet fjalë për partinë politike me emrin Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH).

banner

Sipas KQZ-së, “me datën 26.02.2024, iniciativa politike e quajtur “Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar” me akronim PBKDSH, e cila udhëhiqet nga z. Nikoll Perkaj, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, duke i bashkangjitur dokumentet e kërkuara sipas Rregullores Nr. 01/2024 Regjistrimi dhe Funksionimin e Partive Politike, të specifikuara në nenin 2, paragrafët 1 dhe 2. Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar dhe libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që parmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej pesë (5) ditësh për të darguar ndryshimet. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë.

Më tej sipas KQZ-së “pas verifikimit përfundimtar të të gjitha dokumenteve që kërkohen për regjistrimin e iniciativës politike si parti politike, Zyra ka shpallë par shqyrtim publik, në faqen zyrtare të KQZ, kërkesan e kësaj iniciative politike, nga data 11.03.2024 deri me datën 17.03.2024. Gjatë kësaj periudhe nuk është pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të saj”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy