Masakër në Moskë, komandot hapin zjarr gjatë një koncerti, dhjetëra viktima, i vihet flaka godinës

by Merita

Të shtëna në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk, një qytet afër Moskës. Sipas informacioneve fillestare, të paktën katër persona të maskuar hapën zjarr.

Këtë e raporton Ria Novosti, sipas së cilës një zjarr ka shpërthyer në ndërtesë. Të paktën 12 persona u vranë dhe 35 u plagosën sipas vlerësimeve fillestare. Ndërtesa më pas u dogj dhe tani është duke u evakuuar.

banner

Në rrjetet sociale janë publikuar disa video në të cilat burra (të paktën katër), me mjete luftarake, shihen duke hyrë në sallën e koncerteve dhe duke qëlluar mbi turmën me armë gjysmë automatike. Imazhet e tjera i tregojnë ata në dalje duke qëlluar me gjakftohtësi ndaj disa njerëzve që po përpiqeshin të strehoheshin në një cep jashtë hyrjes.

Në një video të publikuar nga portali Nexta, shihen dy persona të armatosur të filmuar nga lart teksa ecin në hyrje të sallës së koncerteve të armatosur me pushkë dhe dëgjohen të shtënat e një automatiku.

Në një video tjetër, të rilançuar nga Novaya Gazeta, shihen dhjetëra persona të grumbulluar në drejtim të daljes së ndërtesës për t’i shpëtuar sulmit, ndërkohë që duken qartë trupat e shtrirë të disa personave që u goditën nga të shtënat e personave të armatosur që sulmuan ndërtesën e sallës së koncerteve.

Sipas lajmeve fillestare të raportuara nga mediat ruse, sulmuesit kanë përdorur edhe eksploziv për të shkaktuar zjarr në strukturë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy