Milani i hapur për shitjen e Maignan, ‘Rossonerët’ kanë gjetur pasuesin ideal të francezit

by Nexhat

Milani është i hapur që të lejojë largimin e Mike Maignan për çmimin e duhur gjatë verës pasi ata tashmë kanë identifikuar pasuesin ideal të tij.

‘Rossonerët’ kanë filluar një plan para afatit kalimtar veror, ku po synojnë transferimin e tre apo katër lojtarëve, në përpjekje për të ngushtuar diferencën e pikëve me Interin pas një sezoni të vështirë

banner

Ata tashmë kanë filluar të hartojnë listën e tyre të dëshirave, dhe janë të gatshëm që të shesin Maignan për të fituar fondet, njësoj si verën e kaluar kur lejuan largimin e Sandro Tonalit në drejtim të Newastle

Maignan, Theo Hernandez dhe Rafael Leao janë kandidatët më të mundshëm për shitje gjatë afatit kalimtar veror.

Siç u raportua nga Tuttosport, Milan do të ishte i gatshëm të shesë Maignan gjatë verës dhe tashmë kanë identifikuar Michele Di Gregorio (Monza) si pasuesin ideal të francezit në portë

Sidoqoftë, Milani nuk do të jetë i vetëm në garë për të siguruar shërbimet e Di Gregorios, pasi që edhe Juventusi me Interin e kanë monitoruar nga afër 26-vjeçarin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy