O’Brien dhe Escobar sot flasin për takimin e QUINT në Uashington dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë

by Nexhat

Sot më 22 mars, Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike James O’Brien dhe zëvendësi i tij, Gabriel Escobar, do të mbajnë një fjalim për gazetarë ku në fokus do të kenë Ballkanin.

Ambasadori O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar “do të japin një lexim të takimit të fundit të të dërguarve të Ballkanit Perëndimor nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara në Uashington”.

banner

Siç thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane, ata gjithashtu do të diskutojnë për 25 vjetorin e fillimit të Operacionit të Forcave Aleate, përgjigjen e NATO-s ndaj krizës humanitare në Kosovë dhe rrugën përpara drejt një Ballkani Perëndimor më të qëndrueshëm, më të begatë dhe më të sigurt

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy