Shtëpia e Bardhë deklarohet shpejt për sulmet në Moskë – s’ka indikacione se është e përfshirë Ukraina

by Nexhat

BBC raporton se dy javë më parë, SHBA lëshoi ​​një paralajmërim të pazakontë për qytetarët e saj në Rusi. Ata njoftoheshin se “ekstremistët kanë plane për të sulmuar tubime të mëdha njerëzish në Moskë, përfshirë koncertet”.

Mesazhi thoshte se qytetarët amerikanë duhet të shmangin tubimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme.

banner

BBC raporton se paralajmërimi mund të ketë ndërlidhje me atë që po ndodh tani. Por, nuk ka asnjë tregues se kush mund të ishin këta ekstremistë.

Shtëpia e Bardhë ka reaguar shpejt duke thënë se nuk ka asnjë indikacion se Ukraina apo ndonjë ukrainas ishte i përfshirë në sulm. BBC thotë se reagimi i shpejt u bë që të mos kete asnjë abuzim për çfarëdo ndërlidhjeje me Ukrainën

BBC rikujton sulmet nga çeçenët në Moskë në vitin 2002 në një teatër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy