37
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e qeverisjes së saj.
Krasniqi ka thënë se në këto tri vjet, ka pasur keqqeverisje – izolim – frikë e mashtrim.
I pari i PDK-së ka publikuar një video ku ka renditur sipas tij “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.
Aty përmendet afera “Martin Berishaj”, punësimet familjare, emërimet nëpër borde, sanksionet nga BE-ja, përjashtimi i FSK-së nga “Defender Europe 2023”, arrestimi i ish kryeshefit të KEK-ut dhe sulmet ndaj mediave.