“U desh që ta shënoja edhe një gol, e rëndësishme është që po krijojmë raste”, Rashica flet pas golit dhe fitores ndaj Armenisë

by Nexhat

Kosova fitoi sot (e premte) me rezultat minimal 1-0 ndaj Armenisë falë golit të shënuar nga Milot Rashica në pjesën e parë të takimit.

Kjo ishte fitorja e parë e përzgjedhësit gjerman Franco Foda, që prej emërimit të tij në krye të Përfaqësueses së Kosovës

banner

Pas ndeshjes, Rashica ka thënë se ky ishte një fillim i mbarë, si dhe ka vlerësuar trajnerin dhe stafin e tij për energjitë e reja që kanë sjellë në grumbullim.

“Është një fillim i mirë, një fillim i mbarë, shpresojmë të vazhdojmë kështu. Trajneri i ri ka sjellur një energji të re, me stafin e tij kemi pas 3-4 stërvitje shumë të mira dhe po shpresojmë që gjërat e mira në stërvitje, t’i aplikojmë edhe në ndeshje”, ka thënë Rashica fillimisht

Tutje, ai u pyet për ndjenjën e shënimit të golit për Kosovën, ku nënvizoi rastet e shumta për gol që ekipi kishte krijuar, dhe theksoi se ai vet duhet të kishte shënuar edhe një gol tjetër.

“Gjithmonë është një ndjenjë krejt tjetër kur arrin të shënosh për Kosovën. Sot patëm edhe disa raste të tjera, madje unë është dashur që të shënojë edhe një gol, por e rëndësishme është që po arrijmë të krijojmë raste një pas një”.

“Duhet të provojmë t’i finalizojmë aksionet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është gjithmonë e mirë të fillojmë me fitore dhe shpresoj që të arrijmë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen tjetër”, përfundoi Rashica

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy