Ambasadori Ferguson: Modeli i Irlandës së Veriut, një nga zgjidhjet e mundshme për Kosovën

by Merita

Ambasadori britanik në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë ka thënë se modeli i Irlandës së Veriut mund të jetë një nga zgjidhjet e mundshme për një kompromis në Kosovë.

Duke komentuar deklaratën e emisarit britanik Stuart Peach se modeli i Irlandës së Veriut mund të jetë një zgjidhje e mundshme në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ambasadori britanik në Serbi tha se, pasi ai vetë është nga Irlanda e Veriut, mund të konfirmojë se nga marrëveshja e vitit 1997 që është miratuar në atë që quhet si e “Premtja e Madhe”, kishin përfituar të gjitha komunitetet në Irlandën e Veriut.

banner

“Nuk mendoj se Lordi Peach ka dashur të thotë se ky është një model i thjeshtë për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por ai sigurisht ka treguar se me vullnet politik dhe një qasje krijuese është e mundur të zgjidhen edhe mosmarrëveshjet më komplekse në lidhje me sovraniteti dhe identiteti. Një tjetër detaj interesant me Irlandën e Veriut. I gjithë procesi ishte i drejtuar nga lart-poshtë dhe “nga poshtë-lart”. OJQ-të, veçanërisht ato të grave, luajtën një rol kyç në inkurajimin e marrëveshjes dhe sigurimin që marrëveshja e paqes të përfitonte njerëzit e zakonshëm, jo vetëm liderët politikë. Për sa i përket situatës në Ballkan, lajmi i mirë është se Beogradi dhe Prishtina ranë dakord për atë që duhet bërë vitin e kaluar në Ohër”, ka deklaruar Ferguson.

Ai thekson se problemi është progresi i pamjaftueshëm në aspektin e zbatimit.

“Ne kemi parë përparim të konsiderueshëm në disa çështje. E mirëpritëm marrëveshjen për njohjen e targave dhe vulave doganore, si dhe përdorimin e energjisë. Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të ngadalta në përmbushjen e detyrimeve më të gjera që kanë marrë. Për shembull Kosova ende nuk e ka formuar Aosciacionin, ndërsa Serbia vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy