Hoti: Dikur mblidhnin nënshkrime kundër Asociacionit, sot në radhë për ta nënshkruar themelimin e tij

by Merita

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimeve se krerët e shtetit i kanë dërguar një letër raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, ku janë zotuar se do t`i zbatojnë të gjitha masat që i kërkohen Kosovës pasi të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Hoti ka thënë se sa ishin në opozitë kishin mbledhur 205 mijë nënshkrime kundër asociacionit, ndërsa sot bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit.

“205 mijë nënshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë, të cilat janë të arkivuara në Kuvendin e Kosovës. Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit. Mashtrimi i qytetarëve ka emër e mbiemër.” – ka shkruar Hoti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy