Masat ciklonike po vijnë drejt Ballkanit, ja cfarë ndodh me motin të dielën pasdite

by engel

Kjo fundjavë po parashihet të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave dhe kjo u ndje menjëherë sot me aktivizimin e rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu dhe jugperëndimi dhe fuqizimin e erërave jugperëndimore. Reshjet atmosferike do të jenë krejtësisht të rralla dhe sporadike.

Njëkohësisht masa të fuqishme ajrore ciklonike zhvillohen në Skandinavi dhe Britaninë e Madhe. Këto masa ajrore janë duke përparuar në Evropen Qendrore, lindore dhe juglindje që nënkuptohet edhe në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe territoreve tona.

banner

Si pasojë e ndërveprimit të këtyre masave të fuqishme ciklonike në Skandinavi dhe anticiklonike në Mesdhe dhe viset tona, me përparimin e masave ciklonike në drejtim të lindjes dhe juglindjes do të krijohen një front gjigand ajror me dimensione të mëdha që do të shtrihet që nga Maroku në Afriken veriore, Iberia në jugperëndim të Evropes, Franca, Alpet Evropiane e deri thellësi të territorit të Rusisë.

Me kalimin e Alpeve fronti do të përparojë shumë shpejtë drejt Ballkanit dhe fillimisht do të përfshijë Slloveninë, pastaj tutje deri në Greqi dhe Turqi.

Në viset tona fronti do të arrijë të dielën mbrëma eventualisht rreth mesnatës duke kushtëzuar reshje të dendura shiu e ndoshta edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në viset malore do të fillojnë reshje të dendura bore.

Fronti do të përfshijë së pari Malin e Zi , Kosovën dhe skajin verior të Shqipërisë ku do të jenë reshjet më intensive, pastaj fronti me sistemet e vranësirave do të shtrihet në viset tjera gradualisht duke kushtëzuar reshje lokale.

Temperaturat do të shënojnë ulje dhe së bashku me frontin priten reshje të dendura shiu e në viset malore reshje të dendura bore. Në Kosovë ka gjasa që fjolla të dendura bore të ketë edhe në disa vise më të ulëta mbidetare rreth mesnatës apo orëve të hershme të mëngjesit të së hënës.

Pra, para ardhjes së sistemeve frontale ( deri të dielën vonë dhe të hënën herët) do të kemi mot të mirë dhe mjaft të ngrohtë, por me erëra nga jugperëndimi dhe vranësira lokale.

Me ardhjen e frontit pritet përkeqësim “dramatik” i motit me reshje të dendura në viset ku i cekëm më lart. Do të jetë ky front mjaft dinamik dhe mjaft interesant në aspektin meteorologjik, përndryshe reshjet nga ky front do të jenë shumë të mirëseardhura. Asgjë ekstreme nuk pritet të ndodhë.

Java e re fillon me mot dukshëm më të freskët, por me rritje graduale të temperaturave, ndërkohë që fronte të reja nga Mesdheu arrijnë rreth mesit të javës me reshje të reja shiu e rrebeshe po ashtu. /MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy