Një burrë që ndodhej mbrëmjen e kaluar si pjesë e audiencës në sallën e koncerteve Crocus sulmoi një nga personat e armatosur dhe e “neutralizoi” atë, sipas Komitetit Hetues Rus gjatë sulmit që la pas mbi 130 viktima.
Komiteti tha se ai po përpiqej të mbronte gruan e tij ndërsa personat e armatosur qëllonin mbi turmat e njerëzve
Burri çarmatosi sulmuesin ndërsa ai po rimbushte armën, raportoi kanali rus Telegram Baza.
“Me veprimet e tij aktive dhe vendimtare ai shpëtoi jetën e njerëzve që e rrethonin në atë moment”, tha komisioni rus.
Shefi i komitetit Alexander Bastrykin ka urdhëruar që ai të nominohet për një çmim për “guximin e tij të pashembullt”.