Rikthehet Gjermania e frikshme, mposht pastër Francën në Lyon

by Merita

Gjermania rikthehet pas një kohe të gjatë të luajë një ndeshje të madhe. Kombëtarja e drejtuar nga Julian Nagelsmann, fitoi 0-2 miqësoren e fortë përballë Francës në Lyon.

Florian Wirtz shënoi në aksionin e parë, duke kaluar Gjermaninë në avantazh pas vetëm 7 sekondash. Ky ishte goli i parë me Kombëtaren për 20-vjeçarin e talentuar të Bayer Leverkusenit.

Miqtë e nisën mirë edhe fraksionin e dytë të takimit, teksa dyfishuan me anë të Kai Havertz (49’). Sulmuesi i Arsenalit shfrytëzoi një super asist të Jamal Musialës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy