Shtohet zemërimi në Serbi, sulmojnë Von Cramonin: Na gënjyen se Asociacioni është kusht për Kosovën për KiE

by Merita

Kryediplomati serb, Ivica Dacic, pas përqafimit të ngrohtë me Sergeri Lavrovin në Moskë, i është hedhur në sulm Raportueses për Kosovën, Viola Von Cramon, pasi politikanja gjermane e ka cilësuar si blof të Serbisë deklarimin e Vucic se do të dalin nga Këshilli i Evropës nëse pranohet Kosova.

Dacic ka thënë se Von Cramonin “askush nuk e pyet për asgjë”, Deklaratën e saj se Serbia s’del nga Këshilli i Evropës, Daçiq e ka interpretuar si një paturpësi befasuese me të cilën politikanët evropianë i drejtohen Serbisë.

banner

Dacic e ka quajtur Raportuesen gjermane edhe si “lobiste e dëshmuar e Kurtit”.

“Kush dhe çfarë i jep të drejtën Viola von Kramon të ofendojë Serbinë, Presidentin Vuçiq dhe popullin serb? Fakti që ajo është lobiste e dëshmuar e Kurtit nuk do të thotë se ajo mund t’i diktojë Serbisë dhe Vuçiqit se çfarë duhet të bëjmë ne”, tha Daçiq.

Ai shtoi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte “precedent dhe shkelje e rëndë e parimeve mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës” sepse siç tha ai “Kosova nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara i njohur ndërkombëtarisht”

“Na kanë gënjyer se kusht për Kosovën do të jetë formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe dhe në vend që të dënohet Prishtina, tash duhet të shpërblehet me pranim në Këshillin e Evropës, Serbia është shtet sovran dhe presidenti Vuçiq ka treguar shumë herë se ai udhëheq një politikë të jashtme të pavarur dhe të pavarur të udhëhequr ekskluzivisht nga interesat e Serbisë. Kështu do të vazhdojë të jetë dhe Viola von Kramon nuk po vihet në dyshim dhe as nuk kritikohet”, ka shtuar Daçiq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy