Azemi i LDK-së tregon gjendjen e keqe të rrugë ve e trotuareve në Ferizaj: Pushteti lokal s’e çan kokën, kjo është lehtë e zgjidhshme

by Nexhat

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka publikuar pamje të gjendjes së keqe të rrugëve dhe trotuareve në këtë komunë.

Azemi dje doli vetë për ta parë gjendjen e rrugëve. Tha se “kjo situatë nuk është e re” dhe se pushteti lokal spo e çan kokën për këtë.

“Gjendja e rrugëve dhe trotuareve në Ferizaj është katastrofale. Ato sjellin vështirësi për lëvizjen e qytetarëve, e veçanërisht atyre me karroca. Lëvizja nëpër to është sfiduese edhe për veturat, derisa probleme të panumërta kjo gjendje sjell edhe për bizneset e komunës”, tha ai.

“Gjithë kjo situatë nuk është e re, por kjo katrahurë numëron mbi gjashtë vite. Në vend të zgjidhjes, pushteti lokal po ofron arrogancë e moskokëçarje. Kjo nuk mund të durohet më sepse zgjidhja është e lehtë. LDK është adresa e saj dhe ne do të përkushtohemi dhe zotohemi për t’iu dhënë fund problemeve të tilla”, shtoi Azemi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy