D’Alema: Rugova ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme në luftën e popullit kosovar

by Nexhat

Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema tregoi në një intervistë ekskluzive për  Euronews Albania momentet nga vendimi i vendeve të NATO për të ndërhyrë në Serbi pas konfliktit të përgjakshëm që kishte shkaktuar mijëra viktima të pafajshme në Kosovë.

Ai u shpreh se vendimi për një operacion ushtarak, ku gjithmonë ekziston rreziku i viktimave mes civilëve ishte i vështirë, ndërsa shtoi se edhe sot është i bindur se në atë moment ishte gjëja e drejtë që duhej bërë

banner

Në një pjesë të intervistës D’Alema flet edhe për presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën dhe rëndësinë rrolit të tij në këtë proces por edhe në periudhën e më pasme të Kosovës së lirë

Po raportet tuaja me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, cilat ishin? Kishit kontakte me ta?

D’Alema : Këto kontakte ishin, në nivel ushtarak ishin, por unë duhet të jem i sinqertë, ne… pikëpamja ime ishte ajo që të punonim, në mënyrë që në fund të kishte një zgjidhje politike. Dhe, në fund, pati një zgjidhje politike. Dhe, sipas vizionit tim, personaliteti që mund të ndihmonte për një zgjidhje politike, ishte Ibrahim Rugova, prandaj ne bëmë përpjekje për lirimin e Rugovës. Dhe, për këtë ndoshta kishte ide të ndryshme mes aleatëve, por Klintoni më mbështeti, dhe ne arritëm ta lironim Rugovën, dhe ai erdhi në Itali, me familjen e tij, dhe unë mendoj se kjo ishte, se ideja ishte që të gjendej një zgjidhje dhe, edhe pse Rugova ishte një ndër personalitetet më të rëndësishme, le të themi, në luftën e popullit kosovar, ishte edhe një njeri i paqes, një njeri që mund të nxiste një proces pajtimi Dhe, në të vërtetë, më pas Rugova fitoi zgjedhjet, domethënë, nuk ishte një zgjedhje e pabazuar kjo, por qe një zgjedhje që u duk e drejtë. Por, për fat të keq, Rugova vdiq shpejt, për shkak të sëmundjes, por në atë moment, le të themi, se bashkëbiseduesi im kryesor kosovar qe Ibrahim Rugova, që u bë edhe mysafiri im, me të cilin diskutonim për mënyrën se si duhej përmbyllur kjo ngjarje dhe si ta shpinim drejt një rezultati pozitiv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy