33
Jo vetëm që mungoi të shtunën kundër Brazilit, por sulmuesi anglez Harry Kane do të mungojë edhe në ndeshjen miqësore që Anglia do të luajë kundër Belgjikës të martën në Wembley.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Anglisë, Gareth Southgate.
Sulmuesi me 89 ndeshje dhe 62 gola pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës ndërsa luante për Bayern Munich fundjavën e kaluar në fitoren 2-5 ndaj Darmstadt dhe u desh të zëvendësohej nga Choupo-Moting.
Nuk do të kthehet në kohë për duelin ndaj Djajve të Kuq.