Vesa Smolica u eliminua spektaklin e mbrëmjes së djeshme (e shtunë) nga Big Brother VIP Albania 3.
Ajo ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh
Pas daljes, këngëtarja nga Kosova ka qenë e ftuar në ‘Fan Club’, ku ka folur për eksperiencën brenda dhe lojën që ka zhvilluar për rreth 70 ditë
Opinionisti i këtij programi i tha se i është dukur që më shumë ka pëlqen për Riken, pasi kanë qëndruar tërë kohën bashkë.
Kjo duket se e revoltoi Vesën, e cila iu kundërpërgjigj ashpër gazetarit.
Pjesë nga biseda në studio:
Ronaldo Sharka: Më është dukur sikur ka pasur pëlqim më shumë mes Rikes dhe Vesës se ndokujt tjetër
Vesa Smolica: A nuk ke parë shoqe të ngushta a? Je duke e shtjellur temën komplet në tjera gjëra.
Ronaldo Sharka: Ishit shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Pëlqimi mund të ndodhë.
Vesa Smolica: Dy shoqe të ngushta ashtu duhet të jenë, t’ia mbajnë krahun njëra-tjetrës, me luftu për njëra-tjetrën.
Ronaldo Sharka: Edhe pëlqimi mund të ndodhë.
Vesa Smolica: Pëlqimi si shoqe patjetër që po.
Ronaldo Sharka: Ndoshta edhe më shumë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Vesa Smolica: Nuk jam biseksuale, as lezbike.
Ronaldo Sharka: Nuk thashë që je, por pëlqimi mund të ndodhë.
Vesa Smolica: Jo, thashë të tregoj që jam straight (e drejtë).