Hojlund i bën kërkesë Ten Hagut që t’i jap më shumë minuta yllit të palumtur të Man Utd

by Nexhat

Sulmuesi i Manchester United, Rasmus Hojlund, i ka thënë Erik ten Hagut se Christian Eriksen meriton më shumë minuta, duke e etiketuar atë si një ‘lojtar klas’.

Mesfushori danez rrëmbeu ballinat këtë javë pasi zbuloi nervozizmin e tij për mungesën e minutave tek Manchester United këtë sezon

banner

Eriksen nuk ka startuar në asnjë ndeshje që nga janari dhe ka qenë një rezervë e papërdorur në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.

Dhe Hojlund, i cili luan përkrah 32-vjeçarit për klubin dhe kombëtaren, nuk u kursye nga lëvdatat për bashkëlojtarin e tij dhe beson se atij duhet t’i dhurohet mundësia për të shfaqur kualitetin që ka.

“Unë isha në bankë rezervë tek Kopenhaga, kështu që e di se çfarë do të thotë kjo, por ai e mban kokën lart dhe është një lojtar klas. Natyrisht, ju dëshironi të luani futboll dhe jam i sigurt se ai e ka këtë dëshirë”, ka thënë fillimisht Hojlund

“Ishte shumë e mirë që ai mori disa minuta ndaj Liverpoolit, unë mendoj se ai bëri me të vërtetë mirë kur u fut në lojë”.

“Ai është një lojtar i mirë, kështu që ju doni ta shikoni atë në fushë, por ne kemi shumë lojtar të mirë, kështu që i mbetet trajnerit të vendos nëse ai luan apo jo”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy