Ibrahima Konate zbulon frikën e cila i ka kapluar lojtarët e Liverpoolit

by Nexhat

Mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, ka pranuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të ‘frikësuar’ për të ardhmen e klubit pas largimit të Jurgen Klopp.

Klopp do të largohet nga posti i trajnerit të Liverpoolit në fund të sezonit, duke i dhënë fund aventurës nëntë vjeçare në ‘Anfield’

Lajmi për largimin e Kloppit e befasoi botën e futbollit kur u bë e ditur zyrtarisht në janar, dhe që nga atëherë, Liverpooli ka shkëlqyer me paraqitje në tentim për ta mbyllur sezonin me trofe.

Në një intervistë për France TV Info, Konate ka insistuar se ai beson që klubi do ta gjejë një zëvendësues të suksesshëm të Kloppit.

“Ai është një nga shtyllat e klubit. Unë isha shumë i befasuar kur mësova për largimin e tij, por kur e dëgjoni atë, ju e kuptoni pse e ka marrë këtë vendim, ju vetëm mund ta falenderoni atë”, ka thënë Konate fillimisht

“Të gjithë janë të frikësuar, çdo lojtar është në dijeni të kësaj. Kush do të jetë trajneri i ri, a do të shkojnë gjërat mirë, kolektivisht dhe individualisht? Sepse nesër një trajner i ri vjen por për arsye personale, ai mund të mos na dojë neve”.

“Pas kësaj, nuk ka shumë për t’u shqetësuar në këtë nivel. Liverpooli do ta kryejë këtë punë dhe me atë që unë po e bëjë në fushë sot, nuk ka arsye pse të mos funksionojë”, përfundoi francezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy