Osmani përkujton Berishën e Hajrizin në 25-vjetorin e vrasjes, thotë se sakrifica e tyre mishëroi kauzën e lirisë

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarët e humanistët e shquar Latif Berishën dhe Agim Hajrizin, në 25-vjetorin e vrasjes së tyre.

Osmani u shpreh se angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi, si dhe shtoi se veprat e tyre do të kujtohen përherë,

“25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht dy humanistët e shquar, shkrimtarin dhe intelektualin Latif Berisha dhe aktivistin e palodhur sindikalist, Agim Hajrizi, së bashku me nënën dhe djalin e tij”, u shpreh Osmani.

“Angazhimi dhe sakrifica e palëkundur e tyre, mishëroi idealet më fisnike të kauzës dhe aspiratës sonë për liri e pavarësi. Vepra e tyre do të kujtohet përherë dhe do të jetë udhëzuese e frymëzim për brezat që do të vijnë. I përhershëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy