Përvjetori i Epopesë së Dukagjinit, Kurti e Osmani mungojnë, shkon Talat Xhaferi me Ali Ahmetin

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani nuk po marrin pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, dita që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë.

Ata nuk u panë në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit.

banner

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, mungoi po ashtu në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit. Por ai dhe ministrat Ejup Maqedonci e Albulena Haxhiu ishin për homazhe në Gllogjan, së bashku me disa deputetë.

Në ceremoni, ndërkohë, po marrin pjesë Rifat Jashari, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti, ish-ushtarë tjerë të UÇK-së, familje të dëshmorëve e pjesëtarë të FSK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy