Kylian Mbappe qëndron i pari me një diferencë të madhe nga të tjerët si lojtari më i paguar në botë, teksa ylli francez përfiton hiq më pak se gjashtë milionë euro në muaj tek PSG-ja.
Mbappe raportohet se përfiton më shumë se dyfishin e vendit të dytë që mbahet nga Harry Kane, i cili përfiton 2.1 milionë euro në muaj tek Bayern Munichu
Mediumi prestigjioz L’Equipe ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në Ligue 1, por ata gjithashtu kanë zbuluar edhe pagat e lojtarëve në Evropë.
Pa ndonjë befasi, pesë lojtarë nga Liga Premier bëjnë pjesë në mesin e dhjetë emrave, që nuk përfshin bonuset në kontratat e lojtarëve.
Mbappe po luan vitin e tij të fundit të kontratës me PSG-në dhe paga e tij neto në vit është 72 milionë euro pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare në 2022
Menjëherë pas francezit pra siç u tha më lart renditet Kane i cili ka një pagë prej 2.1 milionë eurosh tek Bayerni.
Dyshja e Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, radhiten në pozitën e tretë dhe të katërt respektivisht. Ani pse De Bruyne (2.02 milionë në muaj) ka një pagë bazë më të lartë se Haalandi, është kuptuar se norvegjezi është lojtari më i paguar tek City për shkak të bonuseve të arritura në kontratën e tij.
David Alaba i Real Madridit kompleton top pesëshen, me reprezentuesin austriak që çon në shtëpi rreth 1.88 milionë euro në muaj.
Faktori kryesor mbrapa pagës së lartë të Alabas është fakti se ai iu bashkua Real Madridit si lojtar i lirë nga Bayern Munichu, dhe për këtë arsye atij iu ofrua një pagë e majme
Dy yjet e tjerë të La Ligës, Robert Lewandowski dhe Jude Bellingham, bëjnë pjesë në top dhjetëshen, ndërsa atë e kompletojnë dyshja e Man Utd, Casemiro dhe Raphael Varane, së bashku me Mo Salah të Liverpoolit./Telegrafi/