Arsenali fillon bisedimet me lojtarin që po e kërkon Arteta me çdo kusht në verë

by Nexhat

Arsenali tashmë ka nisur ‘gjuetinë’ për blerje gjatë afatit kalimtar veror, teksa klubi londinez ka filluar bisedimet me njërin prej objektivave kryesor të Mikel Artetës për sezonin e ardhshëm.

‘Topçinjtë’ gjenden momentalisht në krye të Ligës Premier, duke lënë mbrapa Liverpoolin dhe kampionin aktual Manchester Cityn

Ekipi i Artetas duket se këtë sezon do të bëjë më mirë se sa në atë paraprak, kur ata dështuan që ta shfrytëzojnë avantazhin e tyre të pikëve mbi Cityn në fazën finale të sezonit.

Sipas mediumit portugez O’Jogo, Arsenali e ka monitoruar tash e sa kohë nga afër qendërmbrojtësin e Sporting Lisbonës, Ousmane Diomande.

A Bola ka raportuar gjithashtu se Arsenali pritet që të ketë një avantazh mbi klubet e tjera të Ligës Premier që janë duke garuar po ashtu për transferimin e Diomandes

Mbrojtësi i ri ka qenë një figurë kyçe për Sportingun këtë sezon, duke startuar në 19 ndeshje në ligë dhe duke shënuar një gol.

Arsenali tashmë thuhet se interesimin konkret të tyre ua ka komunikuar agjentëve të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë dhe drejtorëve të Sportingut.

Diomande i cili ka kontratë me Sportingun deri në 2027 ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë eurosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy