Berisha për t’u kthyer në Kuvend, Gjykata sot shqyrton kërkesën

by Nexhat

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot kërkesën për leje të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për të shkuar në Kuvend.

Një muaj më parë Shkalla e parë e kësaj gjykate e ka refuzuar këtë kërkesë duke arsyetuar se Berisha duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Kjo kërkesë ishte rrëzuar më herët edhe nga SPAK.

banner

Avokatët e Berishës argumentojnë se duke qenë se ish-kryeministri  është deputet, është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Prej muajit dhjetor Sali Berisha është në masën e sigurisë “arrest shtëpie” i akuzuar për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy