Dua Lipa ka konfirmuar se do të ketë një shfaqje në qytetin e lindjes në Royal Albert Hall të Londrës më vonë këtë vit, kur të dalë albumi i saj i tretë.
Ylli i popit, 28 vjeçe, do të publikojë albumin e saj të tretë “Radical Optimism” në maj dhe ka paralajmëruar një shfaqje speciale në vendin legjendar më 17 tetor, ku do të luajë këngë nga disku së bashku me katalogun e saj të hiteve ekzistuese
Duke postuar në Instagram mëngjesin e së hënës, Dua shkroi: Kaq e emocionuar të njoftoj se do të bëj një shfaqje në Royal Albert Hall më 17 tetor të këtij viti”, shkruan DailyMail.
“Ky është një vend i veçantë ikonik dhe mezi pres t’i ndaj këto këngë drejtpërdrejt me ju, të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë që e porosisin albumin paraprakisht përmes dyqanit zyrtar do të kenë akses të hershëm në para-shitje, shpresoj se do të shihemi atje
Albumi i ri i Duas, “Radical Optimism”, do të publikohet më 3 maj dhe përbëhet nga 11 këngë duke përfshirë këngën e publikuar së fundmi “Training Season”.