Gashi: Kurti të dorëhiqet – opozita nuk i ka numrat për shkarkimin e Qeverisë

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se qeverisja e Kurtit po shkon drejt fundit dhe qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.

I pyetur nga gazetarët se kur do të mbahen zgjedhjet, Gashi tha se “kjo mbetet në vendimmarrjen e kryeministrit sepse ai është në situatën e paaftësisë vendimmarrëse”

banner

Gashi gjithashtu tha se opozita në numrat dhe përkrahjen që ka pas është në paaftësinë e vendimmarrjes për shkarkimin e Qeverisë

“Kurti shihet i dorëzuar përballë paaftësisë në qeverisje dhe shkaktimit të dëmeve të njëpasnjëshme për Kosovën”, tha Gashi.

Gashi shtoi se është në fuqinë dhe detyrimin e tij që Kurti tu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë një zgjidhje

“Ai duhet të dorëhiqet dhe pastaj ne do ta shpërndajmë Kuvendin me 2/3. Ne nuk marrim mandat qeverisës, nuk përkrahim mandat qeverisës pa zgjedhje dhe deklarojmë publikisht se do të mbështesim një mocion për të shpërndarë Kuvendin”, ka thënë Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy