Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca “e dinë dhe e ka të qartë rrugën drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të”.

Haradinaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në “forcë serioze politike”.

banner

“Koalicioni parazgjedhor i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e diasporë por edhe te aleatët tanë strategjikë”, ka thënë Haradinaj. 

Në takim me degën e AAK-së në Prizren, Haradinaj i ka uruar mirë se ardhje në parti Erkan Shekagjiut

“Në kuadër të diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit e të forcimit të koalicionit parazgjedhor, sot zhvilluam takim me degën e Aleancës në Prizren. Bashkë me kryetarin e Degës, Besnik Krasniqi dhe kolegë tjerë i uruam Erkan Shekagjiut mirëseardhje në Aleancë”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se Aleanca e dinë dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet në vend dhe për organizimin e brendshëm në parti. Theksova se derisa po hyjmë në një etapë të zhvillimeve të reja politike, vet fakti që qeverisja e tanishme këtë vit e mbyll mandatin 4-vjeçar pa ndonje rezultat pozitiv në qeverisje dhe e zhvlerësuar nga aleatët tanë për shkak të mënyrës se si i qasen proceseve jetike për vendin, e shton nevojën për t’i sjellur vendit ndryshimin e nevojshëm”.

“Aleanca e din dhe e ka të qartë rrugën për t’i dhënë kahjen vendit drejt zhvillimit e mirëqenies, drejt integrimeve euro-atlantike, krejt kjo në partneritet të ngushtë me aleatët perëndimorë në krye me ShBA-të”, ka përfunduar Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy