Hyseni tregon një bisedë me Rugovën në Rambuje: Le të bëhet kushdo shef i delegacionit (VIDEO)

by Nexhat

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në Rambuje Skënder Hyseni, ka rrëfyer për një bisedë që ka pasur me presidentin Ibrahim Rugova, para 25 vjetësh kur pritej të nisnin bisedimet me Serbinë.

Hyseni në Rubikon në Klan Kosova tha se Rugova se ka pasur aspak problem se kush do të bëhej udhëheqës i delegacionit.

banner

“Qëllimi i Rugovës ishte NATO-ja në lojë”, tha Hyseni.

Ai theksoi se projekt-marrëveshja e paqes atje në 90 për qind të rasteve ka qenë katastrofale.

” Nëse duam ta pranojmë burrërisht edhe troç. Po të pranohej ashtu siç ka qenë, pa deklaratën e Albrightit për refendum për pavarësi e pa shumëçka qysh ka qenë në fillim, nuk është se ka qenë ndonjë zgjidhje fatlume”, theksoi ai.

Ndryshe, dje me datë 24 mars 1999-të, janë bërë 24 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore dhe ushtarake serbe

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy