Jasharaj paralajmëron protestë e grevë nga 1 shtatori: Do të përsëritet viti 2022, fajtorë janë Kurti, Murati e Nagavci

by Nexhat

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka njoftuar për një takim të rregullt që me kryetarët sindikalë nëpër komuna dhe ata të universiteteve, ku është diskutuar për situatën aktuale në arsim.

Në këtë takim, Jasharaj tha se “janë hedhur vërejtje e kritika të shuma në adresë të Qeverisë Kurti për mungesë të dialogut, për qasjen e gabueshme ndaj sindikatave”.

banner

Po ashtu, Jasharaj, përmes një komunikate dërguar mediave, tha se në takim ka pasur edhe kritika për “tendencën e ministrit Murati që të mohojë me ndyshime të ligjeve aktuale të drejtat e e fituara të punëtorëve të arsimit”.

“Në këtë takim është kritikuar edhe ngritja ironike e koeficinetit të pagës nga 105 në 110 euro duke e cilësuar si nënçmuse ngritjen prej vetëm 28 euro të pagave në sistemin arsimor parauniveristar.Përfaqësuesit e të punësuarve në tërë sistemin arsimor, që nga çerdhet e deri në univeristete kanë paraqitur gjithë shqetësimet dhe këkresat e anëtarësisë para kryetarit të SBASHK-ut Rrahman Jasharaj dhe stafit qendor dhe pas diskutimeve të shumta të gjithë kanë ardhur në përfundim se duke parë qendrimin negativ të Qeverisë Kurti ndaj sinikatave dhe zërit të anëtarësisë dhe duke parë se Ministri Murati vazhdon angazhimet kundër dilogut sindikal duke bllokuar punën e Këshillit Ekonomik Sindikal, duke parë se po vazhdon bllokimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolelktive, duke parë se ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe nuk përfaqëson këkresat e punëtorëve të arsimit dhe mundohet ta mohojë edhe Kontartën Kolektive për Arsimin e Kosovës, pjesëmarësit në këtë takim kanë njerr si përfundim se duhet vazhuar me bashkëbisedat me anëtarësinë dhe duhet rikthyer veprimet sindikale duke filluar me një protestë me gjithë udhëhqësit sindikal të shkollave, çerdheve dhe univeristeveteve e institucioneve të kulturës e nëse Qeveria Kurti vazhdon me qasjen e njejtë injoruese atëherë të vazhdohet me veprime sindikale duke paralajmërruar se do të përsëritet viti 2022 me një grevë të përgjithsme më 1 shtator, e cila do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.

Jasharaj thotë se SBASHK me këtë “alarm publik” iu drejtohet edhe medieve, shoqërisë civile, deputeteve e deputetëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që “ta ngritin zërin dhe të kërkojnë nga Qeveria që të ndryshojë qasjen ndaj dilogut dhe të realizojë kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut dhe sindikatave tjera sepse në të kundërtën do të kthehet ajo që ndodhi në vitin 2022 kur tërë sistemi arsimor ishte në veprime sindikale e pastaj edhe në grevë të përgjithshme, e cila fatkeqësisht zgjati më shumë se një muaj”.

“Nëse Qeveria vazhdon kështu, atëherë protestat e grevat do të rikthehen dhe fajtorët janë Kryeministri Kurti, Ministri Murati e Ministrja Nagavci dhe jo vetëm”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy