Rrëqethëse, i mituri nga Hani i Elezit që e kishte mbrojtur avokati Bajram Kelmendi ishte vrarë me veshjet e djalit të tij Kushtrimit

by Nexhat

Në 25 vjetorin e vrasjes së babait të saj dhe dy vëllezërve nga pjesëtarë të strukturave serbe, Kosovarja, vajza e avokatit Bajram Kelmendit në praninë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka rrëfyer një ngjarje rrëqethëse.

Bëhet fjalë për arrestimin e Suad Brava, një 16-vjeçar shqiptar që u arrestua dy javë para bombardimeve të NATO’s nga policia serbe.

I riu ishte vrarë në burgun e Dubravës. Por avokati Bajrami ia kishte dërguar atij rrobat e djalit Kushtrimit kur e kishte marrë përsipër ta mbronte para gjykatave serbe të kohës.

“Në çantën e babit, çantën  e punës është ende lënda e Suad Bravës. Suad Brava ka qenë një i mitur diku 16 vjeç e gjysmë i Hanit Elezit që e kanë arrestu, si me thonë dy javë para bombardimeve. E tragjedia është se Suad Brava është vra me rrobat e Kushtrimit”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy