Shqipëria luan mirë në Stockholm, por mposhtet minimalisht nga Suedia

by Nexhat

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar edhe humbjen e dytë në muajin mars, ku janë mposhtur në udhëtim te Suedia me rezultat 1-0 përkundër se pati paraqitje shumë më të mirë se ndaj Kilit.

Në minutën e 13-të, Armando Broja bëri një depërtim fantastik, por që u pengua në zonë dhe çuditërisht gjyqtari nuk akordoi penallti

banner

Rast të artë pati Emil Forsberg, por goditja e tij u ndal nga shtylla e jashtme.

Shqipëria shënoi gol në minutën e 24-të me Armando Brojën, por që ai u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte minuta e 39-të, kur Isak goditi nga distanca, por Thomas Strakosha intervenoi.

Vetëm një minutë më vonë, Gustafson i vendasve u gjend në pozitë të mirë shënimi, por sërish Thomas Strakosha ishte në vend me një tjetër pritje fantastike

Me rezultati baras 0-0 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Jasir Asani krijoi një mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij nga distanca shkoi ngjitur me shtyllen duke mbetur rezultati baras 0-0.

E pas shpërdorimit të rasteve, vendasit ishin ata që gjetën të parët golin kur pas asistimit të Dejan Kulusevskit, Gustaf Nilson realizoi me kokë për 1-0.

Shqipëria deri në fund tentoj të realizoj golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën përkundër që krijuan disa gjysmë raste shënimi.

Kësisoj Suedia mori fitoren e parë në muajin mars në ndeshje miqësore, derisa Shqipëria humbi dy ndeshje nga dy sa i kishte aranzhuar për këtë muaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy