Tahiri dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme: Do të shqyrtohet themelimi i komisionit hetimor për kontrata njëburimore

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet propozimi për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.

“Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar.”

banner

Tahiri ka thënë se qeveria Kurti ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore.

“Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme.

Ai ka shtuar se çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është “dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën”.

“Shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t’u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që duhet ta ushtrojë Kuvendi. Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy