Thaçi: Opozita Shqiptare e dinë mirë që do t’i humbin këto zgjedhje vetëm prej BDI-së

by Nexhat

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi tha se Fronti Europian do të jenë fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, teksa tha se kjo garë nuk bëhet me opozitën shqiptare e as maqedonase, por me idenë që vendi të ngelet ne rrugën pro-europiane e jo të vendoset në shërbim të ndikimit rus.

banner

“Më vjen keq që opozita e sheh këtë fushate si garë mes neve dhe atyre dhe jo me parimin kryesor siç e shohim ne, pro BE dhe kundër Rusisë. Jo vetëm sondazhet por edhe fëmijët e vegjël e dinë se ato do të humbin në këto zgjedhje bindshem, vetëm prej BDI-së. Ndikimi rus është i shtrirë në vendet e rajonit, ndaj ne me 30 deputetë parandalojmë ndikimin rus në vendin tonë. Ju na njihni që shumë vite, e dini që në nuk bëjmë kompromise me vijat e kuqe, me interesin tonë madhor kombëtar, sepsde shqiptarët dhe Maqedonia e ka vendin në mes të civilizimit europian, Ndaj Opozitës i them se ne nuk merremi me ju, sepse ka kohë të merremi me ju, kete sfidë e kemi me Rusinë. Ndaj ju ftoj që bashkarisht të reshtohmi në këtë front. Unë e di që opozita maqedonase mund ta ndërroj fjalorin pas zgjedhjeve, por mund të jetë vonë për ato”, tha Thaçi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy