Zgjedhjet e përsëritura, opozitari serb: Vuçiq do t’i bartë serbët e Kosovës për të votuar si banorë të Beogradit

by Nexhat

Opozita serbe në Beograd akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe partinë e tij (SNS) për mashtrime me zgjedhjet në kryeqytetin serb në fund të vitit të kaluar, dhe se këtë po e bën edhe në zgjedhjet që do të përsëriten në qershor.

Dragan Djilas, kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Beograd ka folur para disa ditësh për rolin e zyrave të Serbisë në Kosovë në vjedhjen e votave në Beograd

banner

Ai tha në një intervistë se furgonët e fondit PIO (i sigurimeve shëndetësore) kanë bartur me furgonë serbë nga Kosova drejt Beogradit, për të votuar si banorë të kryeqytetit serb.

“Nuk e di sa e dinë shikuesit tuaj, por çdo ditë qarkullojnë furgonët e PIO drejt Mitrovicës së Veriut, të ciët i transportojnë njerëzit (serbët nga Kosova) për të votuar në Beograd. Prapë si herën e kauar. Pra, vendbanime të reja, sepse tash atje nuk ka më zgjedhje, sepse atje janë mbajtur”, tha opozitari serb.

Ai tha se po pranojnë denoncime nga qytetarët për mashtrime zgjedhore.

“Çdo ditë na marrin në telefon njerëzit që punojnë në ndërmarrje publike, që ankohen se brenda atyre ndërmarrjeve vendosen materiale me propagandë zgjedhore. Tash kjo ka filluar edhe në drejtorinë e tatimeve, madje edhe në Thesar”, tha ai. Në Leposaviq në veri të Kosovës ende është një zyrë e tillë.

Zgjedhjet e përsëritura në kryeqytetin e Serbisë do të mbahen më 2 qershor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy