Aktori Lulzim Rexha diagnostifikohet me një formë të rrallë të kancerit, ka nevojë për ndihmën tuaj

by Merita

Aktori Lulzim Rexha është diagnostifikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli po e vazhdon në Gjermani.

Por kostoja e trajtimit i tejkalon mundësitë financiare të familjes. Ndaj, familjarët e tij kërkojnë mbështetjen dhe solidaritetin e njerëzve për të kontribuar për Lulin.

banner

“Lulin të gjithë e njohim si koleg të vyer, punëtor të palodhur e mbi të gjitha shok të buzëqeshur e mbështetës për secilin e secilën në çdo rrethanë. Hajde të bëhemi bashkë të gjithë ne kësaj here për të, që të na kthehet në Kosovë me energjinë pozitive që e karakterizon”, thuhet në platformën GoFoundMe.

Aktori Fatmir Spahiu shkroi në Facebook se po i ndezin motorët për t’i ndihmuar Lulit.

“Na me kysmet do ti dhezim motorrat dhe do ti ndihmojme qe ai ti arri qellimet e sherimit, per vete, bashkeshorten, dy femijet e mrekullueshem dhe krejt komunitetin teatror e filmik te Kosoves. Qysh e njoh une qet Lulin, pa ja bo nja dy-tri kvinta smundjes, nuk e len. Forca Lul, jemi me ty. Ju lutem, qe krahas lutjeve te beni dhe kontributin tuaj financiar”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy